Sot janë konfirmuar edhe 49 raste të reja me COVID-19.
E, tri nga to janë nga Gjilani. Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se të gjitha janë raste kontakti familjare nga të infektuarit e para tri netësh.
Ky është postimi i tij:
“#Dita93. Në Gjilan i kemi të konfirmuara edhe tri raste të reja me #Covid19, që janë kontakte familjare nga me të infektuarin e para tri netësh. Përkundër shënimit të festave të lirisë, ne sot gjatë ditës e kemi mbajtur takimin e rregullt të Shtabit për menaxhimin e emergjencave.
Apelojmë që të festoni me kujdes nesër, në Ditën e Çlirimit, duke respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë. Asgje s’ka përfunduar. Mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe!
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...