Për 24 orë në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës familjare.
Sipas policisë së Kosovës në të tria raste i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë ndajë katër grave, raporton Arbresh.info.
Ky është njoftimi i plotë i policisë së Kosovës, sipas prokurorit dy persona kanë shkuar në mbajtje për 48 orë.
DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPORË
Prizren 08.08.2020 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Si pasojë e dhunës viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
DHUNË FAMILJARE
Istog 08.08.2020 – 00:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili kishte tentuar ta sulmoj viktimën femër kosovare. I dyshuari dyshohet se ishte me probleme psikike, i cili fillimisht është dërguar për tretman mjekësor pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 08.08.2020-12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është keqtrajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar dhe nga e dyshuara femër shtetase e huaj. Viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt për strehim të përkohshëm, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Kujtojmë, që kohëve të fundit janë rritur raste e dhunës familjare në Kosovë.
EULEX i dhuron një veturë IML-së
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother – e nxjerr ng...
Gjestit i janë kthyer të gjithë kundër, reagon Stresi: Më ke...
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane