Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama me rastin e fillimit të sezonit të ngrohjes 2023/24, e ka vizituar Ngrohtoren e Kryeqytetit “Termokos”.
Rama është shprehur se mbi 40 mijë banorë janë të kyçur në këtë sistem të ngrohjes dhe janë duke punuar ta zgjerojnë këtë sistem të ngrohjes termike.
“Kemi bërë një punë të madhe ku 40 mijë banor janë kyç në këtë sistem dhe do të vazhdojmë me zgjerimin e sistemin e ngrohjes së kryeqytetit, kjo ndërlidhet me planet tona që ta përmirësojmë edhe ajrin. Kemi pjesën e madhe Kodrën e Trimave për ta funksionalizuar me sistem të ngrohjes, poashtu edhe Hajvalinë dhe Kolovicën. Kemi plane të mëdha që në të ardhmen e afërt ta mbyllim me sistemin e ngrohjes të gjithë qytetin”, tha Rama.
Rama u ka bërë thirrje qytetarëve t’i instalojnë matësit në mënyrë që ta kenë një temperaturë konstante, në mënyrë që të mos kenë nevojë që t’i hapin dritaret në mënyrë që të mos kenë tarifa të mëdha./Arbresh.info/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike