Mos miratimi i buxhetit për vitin 2019, dhe grevat në sektorë të ndryshëm, janë vetëm disa nga arsyet që kjo Qeveri ishte dashur të marr shembull Greqinë dhe të kërkoj mocion votëbesimi dhe Kosova të dal nga kjo krizë institucionalë, thonë njohësit e çështjeve politike.
Donik Sallova, analist politik, ka thënë për arbresh.info, se politikanet Kosovarë më çdo kusht dëshirojnë ta mbajnë pushtetin pa marr parasysh pasojat.
“Po flasim për të tjera rrethana dhe raste. Greqia është një shtet mirëfilli demokratik e që qeveriset nga parti dhe politikanë që e kanë një vizion për Greqinë përtej karrigeve të pushtetit. Pra, Cipras duke kërkuar votëbesimin kërkon ri konfirmimin politik në Parlament mbi Marrëveshjen e Prespës në Maqedoninë. Në përgjithësi, politika shqiptare, edhe ajo në Kosove, ka për synim ta mbajë pushtetin me çdo kusht e në çdo formë”, ka deklaruar Sallova.
Tutje ai shton se kjo Qeveri është formuar me vota anti-shtetërore, dhe si rrjedhojë sipas Sallovës ashtu siç është formuar, ashtu edhe po vazhdon Qeverisjen.
“Ne e dimë faktin ë qeveria Haradinaj u firmua me votat anti-shtetërore të Listës Srpska, ndërkaq tash po qëndron në pushtet vetëm për faktin që e faktorizoi Shpend Ahmetin dhe e bëri bash drejtues të bisedimeve. Kjo qeveri pa legjitimitet është formuar dhe pa legjitimitet po vazhdon me tutje”, ka vlerësuar Sallova.
Se primare për këtë Qeveri është karrika dhe jo populli, e thotë edhe Faik Krasniqi njohës i çështjeve politike.
“Zotëri Haradinaj nuk e merr atë guxim, sepse e din që në rast votëbesimi Qeveria e tij bie. Ai na ka dëshmuar që për te primare është pushteti dhe posti i tij, dhe jo shteti dhe qytetarët e këtij vendi. Sa me parë ë bie kjo Qeveri, aq më mirë për vendin dhe qytetarët”, ka thënë Keasniqi për arbresh.info.
Tutje ai ka vlerësuar se është qesharake që një vend të udhëhiqet nga një Qeveri e pakicës.
“Është qesharake që një Qeveri të udhëhiqet me 50-52 deputetë. Kjo ndodhë vetëm në Kosovë që pakica të udhëheq shumicën. Në vendet normale çdo Qeveri kur ngelet pa shumicën e thjeshë, ose kur ka probleme në qeverisje kërkon votëbesim në Kuvend. Nëse merr vota që ta vazhdojë qeverisjen e vazhdon, por nëse nuk e merre shumicën e thjeshtë, atëherë bie ajo Qeveri”, ka përfunduar Krasniqi.
Kujtojmë se për momentin koalicioni Qeverisës i ka vetëm 52 deputet, numër ky i votave që nuk ju bënë kuorumin e mjaftueshëm për të marrua vendime të rëndësishme në legjislativ./V.Selimi/Arbresh.info/
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...
Murati: Ekzekutimi i pagesave me rritje për pensionistët fil...