Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë

12:38 | 11 Shtator 2024
A Z

Pak ditë para se të bëhet një vit që nga sulmi i Banjskës, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin terrorist të Banjskës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se aktakuza është ngritur ndaj 45 personave.

“Pas përfundimit të hetimit, pas grumbullimit të të gjitha provave, sot kemi ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special kundër 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast”, tha Isufaj.

Ndryshe, grupi terrorist i udhëhequr nga Millan Radojiçiq sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, ku vrau heroin Afrim Bunjaku./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Prokurori Abazi: Radoiçiq është ndër të akuzuarit kryesor, ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinim

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme