Sot në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është mbajtur fushatë vetëdijësuese kundër dhunës në familje dhe ngacmimit seksual.
Aty u bë e ditur se është rritur numri i rasteve për dhunë, qytete që prijnë janë Prishtina dhe Peja.
Ehat Miftaraj nga IKD-ja tha para mediave se fushata ka për qëllim aktivizim kundër dhunës në familje, të identifikojë sfidat e qytetarëve në qasjen e sistemit të drejtësisë dhe t’i informojë ata mbi të drejtat e tyre, dhe se si ata mund t’i qasen mekanizmave të drejtësisë dhe të kërkojnë ndihmë juridike falas.
“Përkundër kampanjave të shumta, fatkeqësisht ende nuk kemi koordinim institucional. Ende gjyqtarët, prokurorët dhe Policia e Kosovës nuk po mund t’i realizojnë të drejtat e qytetarëve. Në tri vitet e fundit kemi trend të rritjes së rasteve të dhunës në familje. Nga rajonet prijnë Prishtina dhe Peja”, u shpreh ai.
Ndërsa Anton Ndrecaj, drejtor në CLARD tha se përkundër kampanjave të shumta, fatkeqësisht ende nuk ka koordinim institucional, dhe se ende gjyqtarët, prokurorët dhe Policia e Kosovës nuk po mund t’i realizojnë të drejtat e qytetarëve.
Ndrecaj gjithashtu tregoi se në tri vitet e fundit kemi trend të rritjes së rasteve të dhunës në familje. Nga rajonet prijnë Prishtina dhe Peja.
“Nga janari deri në qershor janë raportuar mbi 1 mijë e 300 raste të raportuara të dhunës në familje. Ndërsa, gjithë vitin e kaluar kanë qenë gjithsej 1 mijë e 900 raste të raportuara. Pra, ka rritje të numrit”, u shpreh Ndrecaj.
Kjo fushatë u organizua në kuadër të projektit “Edukimi kundër dhunës në familje dhe ngacmimit seksual” projekt që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit. /arbresh.info/
Si t’i përdorni të bardhat e vezës për flokët dhe lëkurën
Uzuni “i mërzitur” që nuk e goditi penalltinë, k...
Nesër pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luc...
Netanyahu: Ofrojmë pesë milionë dollarë për çdo peng të liru...
Shqipëri-BE miratojnë Partneritetin e Sigurisë: Mbrojtje nda...
Si ndryshon trupi nëse konsumoni xhenxhefil për 30 ditë