Google ADS

Podujevë/ Shtatë perona janë rrahur mes vete në emergjencë

11:01 | 4 Mars 2021
V. S.

Shtatë perona janë rrahur mes vete në emergjencën e Podujevës.

Deri të rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje, derisa të dyshuarit po prisnin në radhë për tu kontrolluar.

“Rr. 19 Qershori, Podujevë 03.03.2021-12:15. Është raportuar se shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovar derisa ishin duke pritur radhazi për tu kontrolluar në emergjencën e Podujevës , si pasoj e një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti ku katër prej tyre janë shoqëruar në polici ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime trupore , dy nga ata janë duke u trajtuar në QKMF në Podujevë ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme