Google ADS

Përfundon seanca ndaj Gucatit, mbrojtja shpreh shqetësimet ndaj ZPS-së

11:46 | 3 Dhjetor 2021
A Z

Mbrojtja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt kanë paraqitur çështjen para trupit gjykues, për veprën për të cilën akuzohen – pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, frikësim të dëshmitarëve e shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees, ka nisur mbrojtjen me prezantimin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.

Rees ka thënë se drejtësia duhet të ofrohet për të gjithë dhe jo vetëm për disa.

“Sipas ligjit ky institucion është një institucion i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës, është e drejtë që populli i Kosovës të veprojë si i tillë. Republika moderne e Kosovës i cakton vlerën më të lartë lirisë së shprehjes dhe opinionit. Këto liri janë fituar nga brezi i Hysni Gucatit duke sakrifikuar jetën dhe gjakun e tyre”, tha ai.

Rees ka thënë se Gucati është shprehur sa i përket shqetësimeve lidhur me Gjykatën Speciale, porse sipas tij, fjalën e tij i janë kthyer kundër nga prokurori i specializuar i cili e ka etiketuar Gucatin si oponent të shprehjes ashpër kundër institucionit.

“Një shprehje që Gucati ka përdorur është që ZPS nuk ndjekë drejtësinë për të gjithë por vetëm për ca. Pretendimi i prokurorit të specializuar në deklaratën hapëse se kjo gjykatë duhet të jetë një që shtytet nga viktimat, cenohet nga veprimet e zyrës së vet e cila ndjek jo rrugën e dyerve të çdokujt që mund të kenë prova për kriminelë, por mandatin e vet. Është arrogante dhe e pasaktë në masa të barabarta për ZPS që të prezumojë që drejtimi që ka marrë për të ndjekur këtë agjendë është e njëjtë në të gjitha aspektet e mundshme”, tha ai.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Rees, ka thënë se, ZPS-ja po refuzon që të dal në shesh e vërteta se si disa dokumente kaluan nga ZPS në OVL-UCK.

Rees thotë se, Hysni Gucati nuk është frikacak ai është dhe ka qenë gjithnjë i hapur i ndershëm dhe transparent, dhe te hënën aj do të jep dëshmi dhe do ti përgjigjët çdo pyetje që do ti bëhen.

“Në të njëjtën kohë ZPS-ja nuk thërret dëshmitar nga radhët e veta që tu kërkohet llogari për çështjen si kush, si, dhe perse ky material u lejua të kalonte nga ZPS-ja në OVL-UCK, në tre raste të ndryshme. ZPS-ja shtrëngon radhët e veta dhe e di se njohuria e saj për atë proces mbetet në hije. Pavarësisht se prokurori i specializuar i ka thënë publikut në deklaratën hapëse se dokumentet u hedhën prokuroria. Prokuroria nuk ka kërkuar asnjë provë për ta mbështetët këtë pohim se në fakt çfarë ka ndodhur, dhe ata nuk thonë asgjë për informacionin qe përmban prova materiale që e bënë të qartë se disa gazetar marren disa kopje se Hagës së drejtpërdrejtë”, përfundoi ai. /arbresh.info/

Në fund ai bëri të ditur se seanca e radhës do të vazhdojë më 6 dhejtor, dhe Hysen Gucati do te jap dëshmi dhe do ti përgjigjet çdo pyetje që i bëhen./ arbresh.info/

Të ngjashme