Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, e konsideron shqetësues faktin që projektet kapitale të nisura nga Qeverisja Lokale e PDK-së para vitit 2017, po anashkalohen dhe ka vonesa në implementim, konkretizim dhe funksionalizim të atyre projekteve. Një ndër këto projekte është edhe Shtëpia e Pleqve.
Projekti i inicuar nga PDK-ja në vitin 2016, për ndërtimin dhe funksionalizimin e Shtëpisë së Pleqve, si një nevojë esenciale për qytetarët e Prizrenit, edhe pas 5 vitesh, akoma nuk është funksionalizuar. Shtëpia e Pleqve si një projekt social për qytetin, nuk duhet të ishte pjesë e debateve politike dhe nuk duhet të përfshiheshin inatet politike të pozitës së tanishme dhe të bënin vonesa në implementim të projektit, përkundër faktit se projekti ka qenë i ideuar dhe i inicuar nga ana jonë. Të qenurit në krye të një qyteti do të thotë të jesh në gjendje që nevojat qytetare të vihen mbi inatet, debatet dhe luftën politike!
Shtëpia e Pleqve si një ndër premtimet elektorale të VV-së gjatë fushatës parazgjedhore, projekt i papërfunduar si shumica e projekteve të premtuara, është ndërtuar por ka mbetur e pafunksionalizuar. Akoma më e pakuptimtë është arsyeja e mos funksionalizimit, pasiqë nuk paska pasur koordinim mes qeverisjes lokale dhe asaj qëndrore, përkundër faktit se qeverisja qëndrore udhëhiqet nga VV.
Qeverisja lokale ka përfunduar punimet në Shtëpinë e Pleqve, por nuk ka mundur të përfundoi procesin e rekrutimit dhe nuk kanë mundur të koordinohen me qeverisjen e tyre qendrore.
Paradoksale por e vërtetë, VV-ja nuk janë të gatshëm dhe të aftë të gjejnë rrugë bashkëpunuese dhe bashkëvepruese as mes vete!
Qeverisja e VV-së po shquhet më së shumti për mos përmbushjen e premtimeve elektorale, duke mos arritur të mbajnë premtimet e dhëna, të cilat i kanë përdorur për të ardhur në pushtet me një diferencë modeste në vota.
Ne si opozitë jemi të shqetësuar për keqmenaxhimin, mos veprimet adekuate në situata konkrete, uljen e kualitetit të jetës së qytetarëve tanë për këto 4 vite dhe mbi të gjitha jemi të shqetësuar për menaxhimin jo serioz që i bëhet financave të qytetit tonë, duke pasur suficit buxhetor vit pas viti e duke mos përfunduar projektet kapitale, të cilat janë të një rëndësie të veçantë për qytetin e Prizrenit dhe qytetarët e saj, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...