Google ADS

Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në komunikim me presidenten

11:26 | 29 Nëntor 2024
A Z

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka komentuar deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, ku në fjalimin e saj vjetor në Kuvend ndër të tjera, ajo tha se nuk bën të luhet bixhoz me aleatët, duke iu referuar raporteve të tensionuara të Qeverisë e Kurtit me ta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se gjithmonë ka qenë në komunikim edhe me presidenten Osmani sa i përket politikës së jashtme.

“Unë vazhdimisht kam qenë në komunikim, bashkërendim me presidenten Osmani, kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren Gërvalla sa i përket politikes së jashtme. Të arriturat i kemi të përbashkëta dhe kësisoj duhet të vazhdohet. Të gjitha vështirësitë, sfidat nuk ka të tilla që nuk i tejkalojmë. Besoj që kurrë nuk ka qenë veriu më si sigurt se tani”, tha ai.

Kështu dekoroi Kurti në vënien e gurthemeleve për tri projekte në Podujevë./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme