Është arrestuar sot krimineli serb, Milun Milenkovic- Llune, një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në protestat që u mbajtën në veri.
Kështu ka bërë të ditur, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Arbresh.info.
Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast, sipas njoftimit të ministrit të Puinëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tre nga ta janë të lënduar lehtë.
Në media janë publikuar pamje nga momenti i arrestimit të tij nga Policia e Kosovës.
Më poshtë keni pamjet e arrestimit./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Atentati në Berat, arrestohet një tjetër i dyshuar që ndihmo...
“E ka merituar të qëndrojë në shtëpi, ishte simbol jashtë”, ...
Kjo BMW M5 u harrua prej vitesh në garazhin e një pallati të...
Konjufca uron Krishtlindjen ortodokse: Shëndet, begati dhe p...
Konjufca: Krishtlindja Ortodokse, festë shprese dhe paqe për...
Alarm në Britani për shkak të motit të keq, rreziku nga përm...