Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare dhe Sundim të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson.
Pas takimit ata kanë mbajtur konferencë për media, ku presidentja Osmani tha që janë të nderuar që kanë mirëpritur atë, duke thënë se takimi ishte shumë pozitiv.
“Kosova është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e Byrosë ndaj Kosovës, mbështetja që kemi pranuar nga Byroja shquhet për llojshmëriminë e asistencës”, tha presidentja
Osmani tha që Robinson ka qenë ndër njerëzit që ka dhënë kontribut për Kosovën gjatë shumë viteve.
“Siç e dini Kosova u detyrua të fillojë nga zero dhe me ndihmën tuaj ne kemi arritur të sjellim në vendin tonë programe të ndryshme që kanë qenë vendimtare, në luftën kundër narkotikëve, kundër krimit të organizuar. Këto suksese janë të gjitha dëshmi me bashkëpunimin me partnerët”, tha ajo.
Presidentja tha se shumë prej sukseseve të Kosovës mbajnë vulën e Byrosë.
“Disa nga arritjet më të rëndësishme të institucioneve tona e kanë vulën e Byrosë, dukë përfshi edhe themelimin e Policisë së Kosovës. Në takim e informova për synimin e Kosovës në Interpol, synim që do të jetë i pamundur pa mbështetjen e Amerikës. Të vetmit që përfitojnë nga mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol janë kriminelët”, tha Osmani
“Kosova vazhdon të mbetet e përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin me Amerikën, në drejtim të suksese të reja.
Krejt në fund ajo falënderoi ata për përkrahjen dhe tha që ta shihte Kosovën si shtëpinë e tij të dytë”, tha ajo./Arbresh.info/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj