Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore, institucionet e sigurisë po bëjnë përpjekje për sigurinë e qytetarëve.
Këto komente Osmani i bëri para mediave pasi mori pjesë në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas.
“Ato janë caktuar me 23 prill në bashkëpunim me të gjitha subjektet politike në vend. Institucionet e sigurisë janë duke bërë përpjekjet dhe punën e vazhdueshme në mënyrë që në këto katër komunat të ketë siguri për qytetarët, në mënyrë që ata ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese për të votuar”, ka deklaruar Osmani.
“Deri me tani, un nuk kam asnjë letër, asnjë vlerësim, asnjë informatë që do të më qonte në drejtimin e kundërt. Pra të gjitha vlerësimet nga institucionet relevante janë që zgjedhjet të mbahen ashtu siç janë caktuar. KQZ-ja është duke e bërë përgatitjet e nevojshme dhe po bënë një punë të shkëlqyeshme për përgatitje të këtyre zgjedhjeve”, tha Osmani./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?