Osmani kujton masakrën e Lugishtës

19:57 | 12 Prill 2021
V. S.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar se 22-vjet më parë në Lugishtë të Hasit, Batalioni i Dytë i Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave, mizorinë e vetë e tregoi duke ekzekutuar 40 burra, gra e fëmijë.

Postimi i plotë:

22-vjet më parë në Lugishtë të Hasit, Batalioni i Dytë i Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave, mizorinë e vetë e tregoi duke ekzekutuar 40 burra, gra e fëmijë. Përgjatë luftimeve ranë edhe 14 dëshmorë të UÇK-së.
Disa nga të vrarët janë konsideruar të zhdukur e më pas janë gjetur në varre masive në Has. Pas identifikimit në shtator të vitit 1999 janë varrosur në varrezat e dëshmorëve e martirëve në këtë fshat.
Përveç 300- shtëpive të dëmtuara, forcat serbe dëmtuan edhe objekte të trashëgimisë shpirtërore.
Të vrarët, dëmet materiale dhe të mbijetuarit e Masakrës së Lugishtës përbëjnë fakte të cilat duhet të jenë në funksion të drejtësisë për identifikimin e autorëve të krimit montstruoz.
Më shumë se dy dekada, asnjë përgjegjësi nga askush. Ndaj, banorët e këtij fshati do të gjejnë paqen kur autorët të vihen para drejtësisë. Një mision i yni që nuk do të ndalojë asnjëherë!
Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Lugishtës!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme