Google ADS

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon që sa më parë të hiqen kufizimet

14:16 | 5 Janar 2021
V. S.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë (OHTK) kërkojnë nga institucionet e vendit që të hiqen kufizimet e ndërmarra si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në një letër të hapur drejtuar institucioneve të vendit, OHTK thonë se nuk po respektohen masat ndaj COVID-19.

Madje kërkohet që shpërndarja e mjeteve nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike t’iu dedikohet veprimtarie më të atakuar nga pandemia COVID-19.

Letra e plotë:

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës drejton letër të hapur ndaj Institucioneve të Kosovës që:

– Sa më parë që është e mundur të hiqen kufizimet sepse nuk kanë fare kuptim në këtë mënyrë që janë duke u zbatuar, ndërkohë kërkojmë që të dënohen apo të mbyllen të gjitha ato biznese të cilat nuk i respektojnë masat e mos ta pësojnë të gjithë;

– Kërkojmë në mënyrë kategorike të respektohet interpretimi i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për hotelet dhe për mysafirët sepse ekzistojnë dëshmi që nuk po përfillet;

– Nga data 1 janar deri më 31 dhjetor 2020 urgjentisht të hiqet tatimi për të gjitha subjektet të cilat kanë qenë të mbyllura dhe nuk kanë punuar me të gjitha kapacitetet e plota;

– Shpërndarja e mjeteve nga ligji për rimëkëmbjen ekonomike, t’u dedikohet veprimtarive më të atakuara nga pandemia Covid-19;

– Pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë, kërkojmë që pas fillimit të pagesave të hiqet interesi bankar që nga fillimi i periudhës së pandemisë.

Pas mbledhjes e cila do të mbahet në këtë javë, do të marrim vendime që në rast se nëse nuk përfillen kërkesat tona nga ana juaj, do të shkojmë deri në fund duke organizuar protesta ose edhe deri në mosnjohjen e këtyre rregullave!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme