Gjatë ditës së djeshme dhe sot qytetarët nuk kanë mundur të pajisen me pasaporta dhe letërnjoftime për shkak të problemit me pajisjen e cila lëshon numrat për pritje në radhë në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC).
Për këtë çështje janë ankuar qytetarët, ku thanë se këto pritje të gjata sipas tyre të kota, janë të tepruara, pasi që nuk janë duke u informuar për asgjë sa i përket rreth prishjes së aparatit.
“Dje kam ardhur në mëngjes, prej orës 10 deri në 12, thanë hajdeni në ora 2 po më vyen dokumenti me të shpejtë, kjo nuk besoj që është me sistem, vetë e kanë bë këtë llugë, tona anët veç me na lanë me prit, edhe nuk të jep informata kërkush, krejt të thonë nuk di”, tha një qytetar.
Një qytetar tjetër është ankuar sa i përket qeverisë, ai tha se vjen nga Drenica për të kryer punë.
“Agja po thotë që nuk është në rregull, kjo Qeveri ky shtet kjo Kosovë, me prit populli dy ditë për një sistem, kjo është marre, dikush thotë pritni, dikush thotë ecni, unë prej Drenice vij, në 6 ora, duhet me ardhë me nxon vendin këtu, e pret ton ditën edhe nuk ka sistem”, u ankua një qytetar.
“Veç një llaf me thonë që ndreqet, edhe sot thanë hajt se ndreqet, çdo ditë thonë nesër ndreqet, na shkojnë muajt, edhe ata që punojnë aty edhe ata janë largu pe shohin që nuk ka kurgjo”, tha një qytetar tjetër./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...