Në këtë orë takohen Abdixhiku me Escobarin e Lajçakun

10:21 | 1 Shkurt 2022
V. S.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku do të zhvillojë sot një takim me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar si dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak .

Takimi do të mbahet në ora 11:00 në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë. Kështu  kanë bërë të ditur burime brenda LDK-së për arbresh.info.

Para LDK-së, ata kanë zhvilluar takim në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës me përfaqësues të këtij subjekti politik.

Dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë po qëndrojnë për vizitë dy ditore në Kosovë.

Dje ata kanë takuar presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, me të cilët kanë diskutuar për dialogun Kosovë- Serbi.

Pasi të përfundojnë vizitën në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të vizitojnë edhe Serbinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme