Për disa vjet ishte e ndaluar djegia e qymyrit nëpër shtëpitë familjare. Por, gjithçka ndryshoi sivjet.
Më nuk ka ndalesa. Madje, ka nisur shpërndarja e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut, gjë që më parë iu është ndaluar, me pretekstin se dëmtohej mjedisi.
Tani, shpërndarja e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut po bëhet kur në vend është paralajmëruar sfida e furnizimit me energji-elektrike, raporton arbresh.info.
Por, kjo po shihet si shqetësuese nga mbrojtësit e mjedisit.
Luan Hasanaj nga organizata “Let’s do it Kosova Ta pastrojmë Kosovën” ka thënë se kjo gjë do të duhej të ndalohet nga KEK-u.
“Përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse për ngrohje është shumë i dëmshëm dhe konsideroj që është gabim. Kjo praktikë duhet të ndalohet dhe nëse KEK-u vërtet dëshiron t’i ndihmojë punëtorët, atëherë ka mjaft forma tjera”, shprehet ai.
Për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, sipas tij, kjo do të thotë një problem më shumë.
IKSHPK paralajmëron rritje të ndotjes ajrit në Prishtinë pas delegalizimit të thëngjillit
Nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), thonë se këtë vit do të përkeqësim të situatës me ajër te ndotur.
“Një situatë të tillë e kemi ndër vite, pasi kemi mungesë të vetëdijesimit të organeve udhëheqëse mbi subjektet ndotëse, niveli i dobët i trajtimit të problemit të cilësisë së ajrit, në nivel lokal dhe qendror, nuk bëhet evidentimi dhe përcjellja e ndotësve të amvisërive në periudhën e ngrohjes, llojet e mjeteve ngrohëse dhe shkarkimet e tyre në zona të banimit”, thonë nga IKSHPK për arbresh.info.
IKSHPK vlerëson se me delegalizimin e thëngjillit dhe përdorimin e tij në amvisëri, do të ketë përkeqësim të situatës nga ajri i ndotur.
“Pasi qyteti i Prishtinës nuk ka arritur kogjenerimin në amvisëri, në krizën ekonomike në të cilën është Kosova dhe krizën e paralajmëruar energjetike këtë vit, me delegalizimin e thëngjillit dhe përdorimin e tij në amvisëri, do të kemi përkeqësim të situatës me ajër të ndotur”, thuhet në përgjigjen e këtij Instituti.
IKSHPK-së tregon problemet shëndetësore që mund të vijnë si shkak i ajrit të ndotur nga përdorimi i qymyrit.
“Përdorimi i qymyrit dhe drunjve në këtë periudhë, në mënyrë signifikante mund të rritë rrezikun nga: sëmundjet respiratore, sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive dhe sëmundjet kardiovaskulare, si dhe shtojnë rastet e vdekshmërisë, me theks të veçantë tek grupet e ndjeshme të popullatës si; fëmijët, shtatzënat, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë”, ka shtuar Instituti.
Hysenaj: Ndotja e ajrin problem jashtëzakonisht i madh për shëndetin, sidomos tek të moshuarit me sëmundje kronike
Eksperti i mjedisit, Alban Hysenaj, thotë se ky vendim ka pasoja negative në ndotjen e ajrit.
“Aksioni i KEK-ut për t’i furnizuar punëtorët e vet me lëndë djegëse me thëngjill ka pasoja shumë negative, pasi e dimë se nga djegia e thëngjillit lirohen një numër i madh i gazrave dhe pluhurit. Pasojat mjedisore të djegies së thëngjillit, sidomos tek ekonomitë familjare janë shumë të mëdha, pasi tymi nuk lirohet në distanca të largëta, por jetë aty në lokalitet dhe problematikat i kemi si rezultat i këtyre ndotësve kryesisht në sezonin e dimrit, shpjegon Hysenaj.
Ai pohon se djegia e thëngjillit paraqet rrezik të madh shëndetësor.
“Paraqet një problematikë jashtëzakonisht të madhe në shëndet tek të gjitha moshat, e sidomos te moshat e shtyra dhe ata që kanë problem me sëmundje kronike të sistemet respirator. “Po ashtu edhe te gratë shtatzëna mund të shkaktoj problematika të ndryshme në zhvillimin e embrionit”, thotë Hysenaj.
Nga Komuna e Prishtinës thonë se janë kompetentë vetëm për ndalimin e shitjes, por jo edhe ndalimin e përdorimit.
“Sa i përket përdorimit të thëngjillit për ngrohje Komuna e Prishtinës në vitin 2018 vetëm ka ndaluar shitjen ilegale të thëngjillit, ndërsa edhe këtë vit edhe në vazhdimësi, Komuna e Prishtinës është kompetent vetëm për ndalimin e shitjes ilegale të thëngjillit, ndërsa një vendim për ndalimin e përdorimit mund të bëhet vetëm nga niveli qendror”, kanë thënë nga komuna./ arbresh.info/Vjollca Gajraku/ arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...