Ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë punën drejt përmbushjes së programit të tyre, shkruan arbresh.info.
Ndërsa në anën tjetër ministri u është përgjigjur kritikave pas shpalosjes së masave të reja në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ku tha se gjitha partitë opozitare kanë qenë në Qeveri dhe qytetarët e dinë se ku kanë shku milionat në të kaluarën.
“Ne si Qeveri po vazhdojmë të punojmë për qytetarët po vazhdojmë të punojmë e drejtë përmbushjes së programit tonë. I kemi pa opozitën të gjitha ato subjekte politike kanë qenë në Qeveri, pushtet, qytetarët e dinë si kanë punu ata, e din si janë shpërnda milionat në të kaluarën, si është shpërnda rritja ekonomike aq sa ka pas ku ka përfundua dhe në xhepat e kujt kurse tash po e shohin pra e kanë mundësin që ta bëjnë krahasimin se si kjo Qeveri të gjitha të hyrat që i mbledh të gjitha taksat q ëi merr nga qytetarët i kthen prapë te qytetarët në një formë apo tjetrën qoftë përmes shërbimeve publike apo përmes mbështetjes si kjo që prezantuam dje”, deklaroi Murati./arbresh.info/
Ndryshe kujtojmë se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka miratuar projektligjin për rishikimin e buxhetit 2022 ku nga 2.75 miliardë euro është rritur në 2.9 miliardë, pra përmes të hyrave buxheti i shtetit ka pasur rritje për 150.5 milionë euro./arbresh.info/
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit