Google ADS

MPJ thotë se përmbajtëjet e publikuara në instagram nuk paraqesin qëndrimin e tyre

16:54 | 11 Maj 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka reaguar pas hapjes së një llogarie në rrjetin social instagram në emër të ministres Gërvalla.

Në reagimin  e MPJ-së thuhet se postimet në këtë qendër nuk paraqesin qëndrimet e kësaj ministrie dhe as të ministres Gërvalla.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton mediat dhe opinionin publik që përmbajtjet e publikuara nga llogaria në rrjetin social Instagram në emër të ministres Donika Gërvalla në këtë link : https://instagram.com/donika_gervalla_schëarz?igshid=om10o61ëv9k0 nuk i përkasin ministres, nuk janë qëndrime të saj apo MPJD-së.

Kjo llogari është e paautorizuar dhe e njëjta është e raportuar në organet kompetente”, thuheh në reagim.

Në këtë faqe ndër të tjera ishte publikuar lajme lidhur me zhvillimet në Palestinë, ku Gërvalla dënonte dhunën e Izraelit.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme