Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme.
Siç bënë të ditur Nagavci, me këtë ligj, edukimi parafillor bëhet i obliguar.
“Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme. Po rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare. Me ligjin e ri Edukimi Parafillor bëhet i obliguar”, ka shkruar Nagavci.
Ministrja ka shtuar se me këtë ligj po vendosim standard të ri, mundësi për të gjithë fëmijët të edukohen e të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për veten dhe për shoqërinë.
Postimi i plotë:
Reforma më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë në edukimin në fëmijërinë e hershme
Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme. Po rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjëlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare.
Me ligjin e ri Edukimi Parafillor bëhet i obliguar.
Ligji i ri ndër të tjera do të ofrojë:
-Koordinim ndërsektorial
-Edukim në familje
-Ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore
-Sigurim e rregullim të materialit didaktik
-Monitorim të punës edukative
-Aftësim të dadove.
-Qasje holistike
Me këtë ligj po vendosim standard të ri, mundësi për të gjithë fëmijët të edukohen e të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për veten dhe për shoqërinë. Edukimi i hershëm i ndihmon vogëlushët në zhvillimin socio-emocional, kognitiv dhe motorik, si dhe ndikon pozitivisht në mirëqenie të tyre. Andaj, krahas Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, jemi në finalizim edhe të kurrikulës për edukim më fëmijërinë e hershme dhe do të vazhdojmë të punojmë shumë që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë një mjedis të sigurt dhe mbështetës.
Falenderoj përzemërsisht të gjithë deputetët për kontributin dhe votën e tyre, anëtarët e grupit punues, partnerët tanë, secilën e secilin që kanë kontribuar në finalizimin e këtij ligji të rëndësishëm e kaq cilësor./Arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare