Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajtën konferencë për media lidhur me krizën energjetike dhe paralajmërimit për shtrenjtim të saj.
Rizvanolli ka thënë se propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës nuk është final.
“Propozimi i ZRRE-së nuk është final. Ai është në diskutim publik. Ne do ta trajtojmë raportin. Do të kërkojmë sqarime shtesë dhe do të japim edhe propozime për ato ku mendojmë se gjërat mund të bëhen më mirë. Mirëpo një gjë është e qartë dhe ka qenë e qartë edhe para se ta shohim këtë raport”, tha ajo.
Po ashtu, ajo tha se Qeveria planifikon 75 milionë euro për subvencionim të energjisë.
“Një krize energjetike botërore dhe rritje e pazakonshme në tregun evropian ka prekur edhe Kosovën. Ne kemi vendosur duke zotuar një subvencion prej 75 mijë euro. Do të kemi një skenë gjithë përfshirëse, që do te fillojë prej vitit në vijim dhe tani zgjidhjen më të mirë e kemi pas qe të subvencionohen të gjithë. Ne zotohemi në mbrojtjen e vendeve te punës dhe ekonomisë së vendit”, tha ajo./arbresh.info/
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...
Certifikohen 29 zyrtarë policorë për trajnerë të imunitetit ...