Google ADS

Ministri Peci sot pret në takim homologen e tij nga Shqipëria

08:32 | 20 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot do të pres në një takim Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Frida Krifca, thuhet në një komunikatë për media.

Takimi do të mbahet në orën 10:30 në Kabinetin e Ministrit Peci, në objektin e MBPZhR-së, shkruan arbresh.info.

Gjatë ditës, Ministri Peci dhe homologia e tij, Krifca do të vizitojnë disa nga agrobizneset më të suksesshme në vendin tonë, ku do të shohin nga afër investimet e bëra dhe mundësitë për bashkëpunime të reja në mes të dyja shteteve në fushën e agrobiznesit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme