Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se nga janari i këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer 3 mijë e 98 lindje.
Në njoftim thuhet se prej tyre 1 mijë e 247 me operacion, shkruan Arbresh.info
Në këtë klinikë gjithashtu janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme, si dhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje nga SHSKUK-ja.
Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 3 mijë e 98 lindje, prej tyre 1 mijë e 247 me operacion.
Në klinikë janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme.
Nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit