Mendimet e qytetarëve rreth masave të reja anti-Covid që hyjnë sonte në fuqi

13:22 | 22 Janar 2022
S D

Vendimi fundit i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reja si shkak i rritjes së rasteve me covid-19, nuk po u bënë edhe aq përshtypje qytetarëve.

Disa qytetarë këto masa po i shohin si të mirëqena, ani pse kishte mendime që këto do të ndikojnë në ekonomin e vendit, raporton arbresh.info.

Ndryshe, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, masat e reja përfshijnë kufizim të lëvizjes (prej orës 22:00 deri në orën 05:00), kufizim të orarit të punës për gastronominë (lejohet puna vetëm deri në orën 21:00), si dhe ashpërsim të rregullave për hyrje në vend.

“Vendimi për masat kundër COVID-19 është bazuar në vlerësimin e situatës së intensitetit të përhapjes dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve” është arsyetimi i Qeverisë për këtë vendim.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga sot dhe do të jenë të vlefshme deri më 4 shkurt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme