Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, në konferencën për medie ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për siç ka thënë ai sulmet ndaj Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor.
Sipas Manaj sjellja e ministres Haxhiu në këtë formë tregon që kjo ekzekutivi është qeveri e praktikantëve.
“Me shqetësim po i përcjellim sulmet e ministres së Drejtësisë ndaj Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Këto janë sulme në pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo sjellje tregon qartë që kjo është Qeveri e praktikanteve. Edhe sot kjo Qeveri ende nuk e ka idenë se si do t’i qaset procesit të Vettingut. Tash kur e kanë shumicën nuk mund të akuzojnë askënd por të përmirësojnë gjendjen në sistemin e drejtësisë”./arbresh.info/
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...