Prishtinë- Për shkak se Dardan Molliqaj kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe i akuzuari tjetër Fatos Sahiti kanë munguar në seancën e së mërkurës, ka dështuar sërish të nis gjykimi në rastin ku të njëjtit ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019.
Ndaj Molliqajt dhe Sahitit, gjykata ka lëshuar urdhërarrest.
Në seancë mungoi edhe i dëmtuari Haki Abazi, për të cilin gjykatësja e rastit Vlora Pacolli-Rexhepi tha se gjykata ka pranuar një parashtresë, përmes së cilës i njëjti ka njoftuar se është i angazhuar jashtë vendit dhe nuk mund të marrë pjesë në këtë seancë.
Në seancë të pranishëm ishin prokurori Arianit Salihu dhe përfaqësuesja e të dëmtuarit Abazi, avokatja Sadije Mjekiqi,
Lidhur me mungesën e të akuzuarit Molliqaj, gjykatësja Pacolli-Rexhepi tha se gjykata pas pranimit të raportit nga Policia e Kosovës se i njëjti nuk është i qasshëm në adresën e dhënë nga gjykata, më 1 qershor ka lëshuar urdhërarrest ndaj tij, i cili do të mbetet aktiv për një vit.
Në këto rrethana, seanca u shty në kohë të pacaktuar.
Gjykatësja Pacolli-Rexhepi bëri të ditur se për të akuzuarin Dardan Molliqaj, urdhërarresti mbetet aktiv, që i njëjti të sillet në gjykatë pas arrestimit.
Kurse për të akuzuarin Sahiti, gjykatësja tha se kanë lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim për këtë seancë, por nga Policia e Kosovës kanë pranuar një raport zyrtar se për të njëjtin është bërë verifikimi i adresës, mirëpo nuk kanë mundur që ta sigurojnë adresën e saktë.
Ky konstatim, sipas gjykatëses Pacolli-Rexhepi është kontradiktor me konstatimin sipas fletëdërgesës së dorëzuar përmes postës më 28 prill 2022 për seancën paraprake të 1 qershorit, ku është konstatuar se i njëjti refuzon pranimin e ftesës.
Ndërsa tani, sipas gjykatëses, konstatimi i Policisë është se adresa e të njëjtit është e panjohur. /betimi për drejtësi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit