Kusari- Haki Abazit: Situata aktuale është 58 deputetë me një, s’kam çka të shtoj më shumë

12:21 | 20 Shkurt 2023
L G

Shefja e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari -Lila, tha se këtë jave do të mbahen dy seanca të mërkurën dhe të enjten.

Ajo tha se procesi i dialogut Kosovë Serbi nuk mund të quhet i dështuar, sipas saj, pasi procesi i dialogut është duke vazhduar, raporton “Arbresh.info”.

“Përderisa ka dialog, ka proces për këtë nuk mund ta quajmë dështim. Ajo që është e rëndësishme është që të vazhdoj dialogu dhe më e rëndësishmja është që në fund marrëveshja të jetë më njohje të ndërsjellët”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo po ashtu, Kusari-Lila tha se raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë ashtu siç duhet që të jenë.

“Trajtimi i raporteve më mesë Kosovës dhe SHBA-se, këto raporte janë raporte siç duhet që të jenë. Janë të ndarë ligjvënësit dhe ekzekutivi. Kosova ka pasur nder vite kontakte më kongresmen dhe senatore”, theksoi shefja e Grupit Parlamentar të VV-së.

Ajo, po ashtu iu përgjigj kritikave të deputetit të kësaj partie Haki Abazi, i cili javën e kaluar doli me një konferencë ku edhe hodhi akuza në drejtimet të kësaj partie rreth zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit, Astrit Dehari. Kusari-Lila tha se nga 58 deputet të VV-së vetëm një ka dalur kundër.

“Në situatën aktuale grupi përbehet nga 58 deputet dhe është vetëm një deputet që ka dalë kundër dhe nuk kam çka të shtoj më shumë për këtë çështje”, tha ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme