Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media tha se rreth 80 mijë studentët do të përkrahen me nga 100 euro në kuadër të pakos së rimëkëmbjes, raporton arbresh.info.
“Për herë të parë po ashtu studentët e Republikës do ti përkrahim me një shumë të njëhershme prej 100 euro nga kjo mbështetje do të përfitojnë rreth 80 mijë student”, tha Kurti.
Në anën tjetër Kurti tha po ashtu se nga kjo pako do të përfitojnë edhe shtresat e cenueshme të shoqërisë sonë e po ashtu do të vazhdojë ofrimi i ushqimit përmes kuzhinave popullore.
“Për shtresat më të cenueshme të shoqërisë veç se kemi filluar zbatimin e programit për shpërndarjen e mbi 40 mijë pakove ushqimore. Ndërkaq do të vazhdojmë mbështetjen për ofrimin e shujtave përmes kuzhinave popullore”, deklaroi Kurti./arbresh.info/
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju