Është raportuar neper media që Qeveria ka hequr një pjesë të masës për produktet serbe.
Për këtë çështje, kryeministri i vendit, Albin Kurti derisa të vijnë skanerët, vetëm një pikë do të jetë e hapur për kalimin e sigurt të mallrave serbe.
“Sot paradite Ministri i Brendshëm i ka shkruar drejtorit të doganave që në njërën pikë të Republikës së Kosovës është ndërruar masa e sigurisë derisa të na vijnë skanerët. Deri sa të vijnë skanerët do të jetë e hapur vetëm një pikë kufitare. Në shtatë ditët në vijim i kemi dy çështje të rëndësishme ndërkombëtare. Është zgjedhur pika kufitare në Merdarë për shkak se është më afër me Doganën.”, tha Kurti.
Sipas Kurtit, masat tona nuk kanë qenë tregtare por të sigurisë.
/Arbresh.info/
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...