Google ADS

Kurti: Gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste për Lajçakun, por traktoristi tundi kokën dhe i dha gaz traktorit

13:54 | 13 Tetor 2022
Emir Abduramani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte sot në vizitë tek një bujk në fshatin Miresh të Gjilanit, ku po vizitonte mbjelljen e grurit nga ana e tij.

Duke ironizuar me mediat, Kurti shkroi se gjatë takimit me bujqit një gazetare po e pyeste për takimin e tij me Lajçak, ndërsa ai e kishte pyetur traktoristin për këtë gjë, i cili më pas e ka tundur kokën dhe ka vazhduar me vozitjen e traktorit.

“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit.” – shkroi Kurti në Facebook, përcjell arbresh.info.

Pasi informoi për bujkun në fjalë, ai tregoi që qeveria e Kosovës ka rritur për 216% përkrahjen për mbjelljen e një hektari grurë, dhe 119% për misër.

Postimi i plotë i tij:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme