Google ADS

Kurti e quan Rugovën president historik

11:52 | 24 Mars 2021
V. S.

Dita e parë e punës së Albin Kurtit si kryeministër i ri i vendit, i qëlloi të jetë në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Kurti sot ka vizituar varret e dëshmorëve, në Prekaz, në Gllogjan, për të shkuar më pas te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

Pas homazheve te varri i  Rugoves, Kurti e  ka quajtur atë ‘president historik’ dhe ka thënë se e kujton kontributin e tij gjatë vitëve të ’90-ta dhe rolin e Rugovës në ndërkombëtarizimin e problemit të Kosovës.

“Pas homazheve të Prekaz dhe në Gllogjan, bëmë homazhe te presidenti historik Ibrahim Rugova,  Presidentit të parë të Kosovës, por edhe njëkohësisht presidentit . Kujtojmë rolin  dhe kontributin e tij përgjatë viteve të 910-ta, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, që ishte i vlefshëm për ndërhyrjen e aleancës më të madhe ushtarake” , ka thënë Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme