“Kryeministër, kurgjo nuk the”, përplasje mes Krasniqit dhe Kurtit për Trustin

12:38 | 23 Qershor 2022
A Z

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi kritikoi nismën për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti dhe propozuesin e kësaj nisme, deputetin Bekim Haxhiu.

Krasniqi i tha Kurtit se s’tha asgjë.

“Kryeministër kurgjo nuk the, sepse me mjeshtrin tënde konfliktuale u mundove me e kthy në personale. Qytetarët presin me ju tregu pse nuk po e lejon. Po ju thua se po ia ban dertin kur të dalin ata në pension pas 30 vitesh, por t’i duhesh me ua bajtë dertin me problemet që përballen sot. 37 vjet osht mosha mestare, janë tatimpagusit mestar në Kosovë. Po ti lejo që ata 96% të njerëzve, ato pak mjete që i kanë t’i tërheqin që të përballen me krizën që po kalojnë. Nuk rrënohet fondi me 15%. I ke rahatu fëmijët me 10 euro në muaj, por prindërit e tyre çka me bo, fermerët poashtu, pra mos fol në emër të tyre se nuk i ke takuar”, tha Krasniqi./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme