Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbajnë konferencë për medie.
Me këtë rast, Kurti tha se rrëmbimi i tre policëve në territorin e Kosovës, nga Policia e Serbisë ishte agresion e intencë për eskalim.
Ai ka kërkuar lirimin e policëve dhe ka kërkuar nga ndërkombëtarët që ta dënojnë aktin.
Madje u shpreh i çuditur për heshtjen e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë.
“Sa e përfundim Këshillin e Sigurisë së Kosovë duke marr për temë rrëmbimin në brendi të territorit tonë. Institucionet e sigurisë dhanë vlerësimet e tyre. Rasti i djeshëm ishte agresion, intencë për eskalim”.
“Për këto arsye institucionet tona e kanë rritur nivelin e sigurisë. Janë shtuar kontrollet kufitare me Serbinë. Kërkojmë lirimin e policëve dhe kërkojmë nga ndërkombëtarët që të dënojnë këtë akt. Ajo çka është e çuditshme heshtja e faktorëve ndërkombëtar ndaj Serbisë”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...