KFOR-i asgjëson një mjet shpërthyes në Ranilluk

09:40 | 31 Mars 2022
Artan Maliqi

Një femër ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në Ranilluk.

Sipas policisë KFOR-i ka asgjësuar mjetin e dyshuar, dhe njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes.

”Ranilluk, 30.03.2022-13:15.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka asgjësuar mjetin e dyshuar .” thuhet ne raportin e Policisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme