Google ADS

Këshilli i Sigurimit ballafaqon Gërvallën dhe Selakoviqin

12:32 | 20 Prill 2022
S D

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë një seancë, gjatë së cilës do të diskutohet për raportin e rregullt gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në Kosovë.

Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, përfaqësues i Serbisë në këtë takim do të jetë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq.

Pjesë e takimit do të jetë edhe Shqipëria, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën kohore 2022-2023.

Në raport, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehu keqardhjen që deri më tani është bërë vetëm progres i kufizuar në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe theksoi se dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, mbetet një kornizë kyçe për normalizimin e raporteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme