Është publikuar raporti “Dialogu Kosovë-Serbi: Një hap para, tre hapa mbrapa” nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Në një konferenc për media, menaxheria e projektit në KDI, Violeta Haxholli, ka thënë se arsyeja pse e kanë titulluar kështu këtë raport, është se dialogu është duke shkuar në këtë drejtim.
“Një hap para e tre mbrapa, arsyeja pse e kemi titulluar kështu është sepse edhe dialogu Kosovë-Serbi tash e disa kohë po shkon në këtë drejtim edhe pse e pamë që në qershor u arrit një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për energji, pra u arrit udhërrëfyesi për energji, menjëherë kemi parë që në terren udhërrëfyesi nuk po zbatohet siç është paraparë”, ka thënë Haxholli.
Sipas Hoaxhollit, dialogu po karakterizohet në diskutim të temave që janë arritur në marrëveshjet e së kaluarës.
“Pas një dekade, palët po diskutojnë për marrëveshjen e lëvizjes së lirë, lëshimin e dokumenteve në pika kufitare, pra kemi kthim në procesin e vitit 2011”, ka shtuar ajo.
Ajo tha se KDI si çështje urgjente e sheh diskutimin e marrëveshjes finale, pasi sipas saj, kjo u jep zgjidhje elementeve teknike të dialogut.
“Çështja më urgjente që e shohim është t’u kthehen diskutimeve për elementet e marrëveshjes finale, pasi veç kjo u jep zgjidhje elementeve teknike. Ka vullnet nga Kosova të diskutohet marrëveshja finale por nga Serbia ka hezitim”, deklaroi Haxholli.
Ajo tha se është e nevojshme që qeveria të ketë edhe një dialog të brendshëm me komunitetin serb në Kosovë, si dhe të ketë rritje të transparencës për zhvillimet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Qeveria duhet të hartojë një raport të gjendjes së zbatimit të marrëveshjeve, që të ndahet me kuvendin e publikun, për të parë se çka po ndodh”, ka vazhduar ajo.
Sipas saj edhe bashkëpunimi ndërpartiak është më se i nevojshëm për dialogun./arbresh.info/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...