Disa vetura dhe një kombi në rrethinën e Zubin Potokut kanë refuzuar të ndalen para Policisë së Kosovës, kësisoj personat e dyshimtë kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri në drejtim të policëve.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani
Elshani tha se rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim ka pas shkëmbim me armë zjarri por nuk ka të plagosur. Pesë persona janë arrestuar, katër serbë dhe një shqiptar ndërsa janë konfiskuar kombi dhe tri vetura. Hetimet rajonale Mitrovica Veri po merren me rastin i cili cilësohet si sulm ndaj personave zyrtar, posedim narkotikësh dhe kontrabandim me mallra”, tha Elshani.
Elshani bëri të ditur se ata ishin duke kontrabanduar cigare, rasti u cilësua si “Sulm ndaj personave zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kontrabandim me mallra”
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë