Agjencia e Statistikave të Kosovës ka dhënë detaje rreth ecurisë së procesit të Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.
Në një konferencë për media Avni Kastrati, ushtrues detyre i drejtorit të ASK-së ka thënë se jemi në ditën e 24 të punës në teren.
“Procesi është duke shkuar siç është planifikuar dhe janë duke funksionuar të gjitha pajisjet. Këtë javë kemi më shumë regjistrues se javëve të tjera. Nuk kemi refuzime deri tani javë vetëm individuale”, tha Kastrati
“Javën e kaluar e kemi pasur një mision ndërkombëtar nga organizatat dhe kanë verifikuar dokumentacionin në ASK po ashtu kanë dal në teren në disa zona ku janë takuar me regjistrues, mbikëqyrës dhe nga komunitetet. Vlerësimi i tyre është shumë pozitiv. Kosova i ka respektuar standardët dhe është në kuadër të linjave ndërkombëtare”, tha Kastrati.
Deri sot janë regjistruar rreth 891 mijë banorë.
Ai ka thënë se qytetarët serb të në katër komunat veriore ende janë duke hezituar që të marrin pjesë në këtë proces dhe se për këtë po ndikon edhe thirrja e Listës serbe.
“Komuniteti serb ende heziton në mënyrë masive. Numri është i vogël i atyre nga komuniteti serb që janë regjistruar”, tha ai./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?