Google ADS

Jasharaj: Të shtunën s’do të ketë mësim për t’i kompensuar orët humbura

11:21 | 13 Tetor 2022
A Z

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media, për çështjen e kompensimit të orëve të humbura gjatë kohës sa mësimdhënësit ishin në grevë.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se këtë të shtunë nuk do të mbahet mësim.

Sipas tij, Nagavci ka marrë vendim të njëanshëm, derisa shtoi se orët e humbura kompensohen vetëm me marrëveshje të veçantë.

“Lidhur me kompensimin e orëve të humbura në greë duhet të theksoj se ishte vendim i ngutshëm i ministres Nagavci, e cila nuk respektoi kontratën kolektive të arsimit që është nënshkruar nga MASHTI dhe SBASHK-u më 22 janar 2021. Neni 34, pika 8 e thotë qartazi, orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen veç nëse palët nënshkruese arrijnë marrëveshje të veçantë. Nagavci solli vendim të njëanshëm, SBASHK-u është i oblioguar ta respektojë kontratën kolektive dhe e themi publikisht këtë të shtunë nuk do të ketë mësim në emër të kompensimit të orëve të humbura në grevë”, tha Jasharaj./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme