Ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, në samitin “The Western Balkans 2024”, përtej aspektit të bashkëpunimit ndërshtetëror e ekonomik, ka bërë thirrje për vëmendje të veprime të Rusisë në raport me Ballkanin Perëndimor.
“Samiti i Washingtonit duhet gjithashtu të përballet me faktin se derisa tensioni po fokusohet në atë çfarë po bën Rusia në Ukrainë, gjithashtu duhet të shoh se çfarë po bëjë Rusia në Ballkanin Perëndimor. Keqinformimi, destabilizimi, shkatërrimi të gjitha këto janë instrumente të Rusisë. Rusia dhe aleatët e saj si Kina, Irani, mund të përdorin teknika të dobësimit të shoqërive tona. Lufta kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje po vazhdojnë dhe po i dobësojnë institucionet tona demokratike. Duhet të zgjohemi për faktin se nëse Putini fiton në Ukrainë, mund të presim të shohim më shumë nga kjo në të ardhmen”, ka thënë Robertson.
Ish-sekretari Robertson ka thënë se instrumente të Rusisë janë edhe organizimi i bandave kriminale.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të theksohet se përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare ishte një bazë shumë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe se prosperiteti ekonomik i këtij vendi dhe i të tjerëve mund të ndërtohet”, ka thënë ai, duke marrë shembull rastin e Kosovës./rtk
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...