Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka kritikuar qeverinë për gjendjen në arsim për shkak të grevës.
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme, ai i tha kryeministrit Albin Kurti, të mos e luajë rolin në raport me sindikatat, e as me opozitën.
“Nuk e kemi ftuar këtë seancë për një grusht votash, por për faktin që është një gjendje alarmante dhe nuk dihet kur përfundon. E ftoj kryeministrin Kurti që s’ka nevojë ta luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat, as me opozitën, por ta kuptoj në thelb se si duket procesi demokratik. Nëse nuk dialogon me sindikatën, është politikë e nënshtrimit”, tha Hoxhaj./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit