Hoti: Po punojmë që të ndërtojme shtëpi në veri për t’i kthyer shqiptarët atje

11:43 | 12 Nëntor 2020
V. S.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Murtezi, ka pyetur Hotin se a është në dijeni për projektin e ndërtimit të banesave të reja për çiftet nga Serbia në Mitrovicën e Veriut dhe si do të veproj për këtë çështje.

E kryeministri Hoti në përgjigjen e tij ka thënë se  “kjo çështje i takon pushtet lokal në aspektin ligjor”, raporton arbresh.info

“Kjo çështje i takon pushtetit lokal në aspektin ligjor, unë kam kërkuar edhe përgjigje me shkrim por kjo është çështje e komunës përkatëse. Atë që po bëjmë ne tash është një kod i ri buxhetor me një buxhet përkatës për ndërtimin e shtëpive në veri për t’i kthyer shqiptarët në ato pjesë të vendit. Do të punojmë edhe në ato katër komuna në veri që të sigurohemi që secili të ketë qasje atje në shtëpinë apo tokën që i takon”, tha ai.

Këtë pyetje deputetja Murtezi e ka bërë në seancën  Kuvendit të Kosovës që po mbahet sot.

Kujtojmë se për zhvillimet në veri, arbëresh.info, kishte raportuar javë më parë për shqetësimin e banorëve shqiptar në atë pjesë./arbresh.info/

Të ngjashme