Google ADS

Hekuran Murati: Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat

14:37 | 5 Tetor 2021
A Z

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat, për gjithsej 2 mijë e 158 përfituese.

Murati poashtu deklaroi se 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë këto të dhëna.

“Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat, për gjithsej 2,158 përfituese. 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do të pranojnë pagesën edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, tha ai.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Ministria e Financave ka kryer edhe pagesat për shtesat e fëmijëve për gjithsej 16 mijë e 1 pranuese.

831 aplikuese në këtë kuadro nuk kanë pasur të dhëna të sakta dhe pritet që të dërgojnë të dhënat e sakta dhe që në muajt vijues të mund t’i pranojnë paratë.

Të ngjashme