Google ADS

Haxhiu: Në Prekaz të Poshtëm gjenden mbetjet mortore të tre individëve, dyshohet se janë të luftës së fundit

14:08 | 9 Nëntor 2023
Arbresh

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook se janë gjetur mbetje mortore të tre individëve në Prekaz të Poshtëm.

Haxhiu ka thënë se mbetjet do të dërgohen në Institutin e Mjeksësisë Ligjore për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe identifikimit mjekoligjor, shkruan Arbresh.info.

“Në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim”, ka shkruar ndër të tjera ministrja.

Postimi i plotë:

Në Prekaz të Poshtëm gjenden mbetjet mortore të tre individëve. Ekipet e Institutit të Mjeksësisë Ligjore me mbështetjen e EULEX, KQPZH dhe PK, kanë lokalizuar mbetjet kockore të së paku tre individëve të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë. Mbetjet do të dërgohen në IML për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe indentifikimit mjekoligjor. Në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme