Google ADS

Haxhaj ende pa shkollë, mësimi mbahet në bodrumin e xhamisë në kushte jo normale

10:05 | 19 Tetor 2019
A Z

Është shtëpi e destinuar për kryerjen e riteve fetare, por tash e dy vite një pjesë e saj është rikthyer në tempull të dijes.

Ndonëse është i destinuar për të lënë gjerat që i nevojitën Xhamisë së fshatit Haxhaj në Zhegër të Gjilanit, podrumi i saj tash e një kohë është ndarë në katër klasë.

Në dhomat e improvizuara që të rikthejnë periudhën e mesjetës marrin dije mbi 50 nxënës të shkollës fillore “Agim Ramadani”, nga klasa e parë e deri në të tetën.

Periudha më e vështirë për këta nxënës është koha e dimrit.

Mësuesi Ramush Limani, që tashmë ka kaluar gati tri dekada në shërbim të dijes thotë se e kanë të vështir që të realizojnë plan programin në këtë objekt.

“Këtu jemi që dy vite, shkolla e re ka fillua para tri viteve por nuk u përfundua ende. Nxemjet i kemi ble vetë dhe po mundohemi të ngrohemi gjatë stinës se dimrit, pastaj ka një erë të rëndë pasi që është bodrum”.

E ndonëse ndërtimi i shkollës së re në këtë fshat ka filluar tash e tri vite, ai thotë se nuk e di arsyen pse ky proces po zvarritet.

“E kemi problem me realizu planin pasi që e kemi vetëm një dritare të vogël. Pastaj s’i kemi kushtet me i realizu kurrikulat e reja, por ne pe japim maksimumin. I kemi 55 nxënës gjithsej”.

Ndonëse nëntori pothuajse ka ardhur, këta nxënës kanë shpresë se stina e dimrit mos t’i zë në bodrumin e xhamisë./V.Selimi/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2317432525233409/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme