Google ADS

Grabiti çantën me para të gatshme dhe një telefon, Policia jep detaje

10:49 | 2 Korrik 2024
V A

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje në Prizren.

Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se duke përdorur forcën ka arritur që nga viktima të grabis çantën e krahut në të cilën viktima kishte pasur para të gatshme, një telefon dhe dokumente e gjëra të tjera personale, shkruan Arbresh.info.

Tutje bëhet e ditur se viktima kishte pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lart-cekur, viktimës femër shtetase të Shqipërisë i kishte vjedhur çantën nga krahu me 200 €, një telefon dhe dokumente personale. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se grabiti çantën me para të gatshme dhe një telefon

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme