Tri fshatra të Komunës së Podujevës janë në karantinë që nga dje, meqenëse banorët e këtyre fshatrave dyshohet se kanë pasur kontakt me një prej të infektuarve me koronavirus. Që nga e premtja, në vend janë konfirmuar 16 raste me koronavirus, raporton Express.
Për gjendjen në këtë komunë, ka folur specialistja Bedrie Rama, e cila është pjesë e Shtabit të Emergjencës.
Në një prononcim për Express, Rama ka thënë se mbrëmë nuk kanë pasur ndonjë rast të ri të dyshuar, derisa gjatë ditës thotë se është përcjellë për në Infektivë, një familjar i të infektuarit nga Podujeva.
Sipas saj, i infektuari ka pasur kontakte me shumë njerëz. Deklaron se janë duke i testuar të gjithë personat me të cilët ka pasur kontakt dhe se do t’i testojnë të gjithë.
“Gjendja sot është e mirë. E kemi nën kontroll. Nuk ka pasur ndonjë rast të ri të dyshuar. Përveç dje, që e kemi përcjellë në Infektive prindin e të infektuarit me koronavirus, meqenëse ka pas simptoma. I infektuari ka pas kontakte shumë me njerëz, sepse janë familje shumë e madhe. Por, jemi duke i identifiku krejt ata me të cilët ka pas kontakt. Jemi në kontakt edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, edhe në momentin që shohim ndonjë rast të dyshimtë do ta testojmë menjëherë. Tri fshatra po vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë”, ka thënë Rama për Express.
Fshatrat që janë në karantinë janë Dumnica e Epërme, Dumnica e Poshtme dhe Llausha.
Ndyshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 16.
Përmes një njoftimi në faqen zytare në Facebook, IKSHP-ja ka bërë me dije se e infektuara ka arritur dje nga Londra dhe se gjendja e saj është stabile.
“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim.
IKSHP’ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancë nga tjeri dhe që të reduktojnë daljet përveç në raste emergjente.
“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, thuhet në njoftimin e IKSHP’.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës