Ministria e Jashtme e Francës e ka njoftuar se më 23 qershor në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, do të diskutohet liberalizimi i vizave.
Kjo ministri në një përgjigje me shkrim thekson se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të diskutohet në takimin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel.
MPJ e Francës në faqen zyrtare të saj ka publikuar një pyetje, në të cilën thuhet se Kosova po e fajëson Francën se po e ngadalëson këtë proces.
“Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Europian, kosovarët nuk kanë viza Shengen.
Sipas Prishtinës, Franca është një nga vendet që po e ngadalëson procesin.
Pse është kështu?
A do të trajtohet kjo temë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?”, është pyetja që parashtrohet.
“Takimi i 23 qershorit i liderëve nga Bashkimi Europian me atë të Ballkanit Perëndimor do të jetë një shansë për të diskutuar mundësinë që vendet në rajon të përmbushin perspektivën e tyre evropiane dhe temat e tjera.
Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, kjo është pjesë e një udhërrëfyesi që është miratuar nga Bashkimi Evropian, i cili përfshin një sërë kushtesh që duhet të përmbushen në afat të gjatë”./arbresh.info.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit