Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, kanë protestuar para Qeverisë së Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë si dhe mospërfshirjes në shtesa të tjera të parapara me ligj.
Në deklaratën e tyre para mediave thuhet se këto pakënaqësi nuk datojnë që dje, por ka më shumë se 10 vite që kanë marrë premtime që nuk janë realizuar, shkruan Arbresh.info.
Tutje thuhet se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh edhe pas miratimit të Ligjit të Pagave, përkundrazi, ata thonë se ka pasur edhe ulje.
“Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga dje, por ka më shumë se 10 vite që kemi marrë premtime për benifetet të cilat na takojnë mirëpo deri me tani këto premtime asnjëherë nuk janë realizuar. Fillimisht arsyet e mos përmbushjes se kërkesave tona kanë qenë mungesa e Ligjit të Pagave, mirëpo edhe 9 muaj pas miratimit të këtij ligji, nuk janë marrë parasysh kërkesat tona, përkundrazi ka pasur edhe ulje në kategorizimin e rrezikshmërisë, madje shtesa e veçantë të cilën e kemi gëzuar që nga viti 2010, u ndalua e tëra.”, u shpreh ai.
Ata theksuan se nuk do të zmprapsen deri në realizimin e këtyre kërkesave.
“Ne jemi unik në kërkesat tona sepse janë kërkesa legjitime dhe të nevojës urgjente dhe nuk do të zmbrapsemi deri në realizimin e tyre. Prandaj ftoj Kryeministrin dhe Qeverinë që të marrin hapa konkret në realizimin e tyre. I nderuar kryeministër, ju i dini shumë mirë kërcënimet dhe rreziqet që operatorët e këtyre njësive i bartin gjatë gjithë kohës, jo vetëm gjatë kryerjes së detyrave zyrtare por edhe ne jetën private. E kjo është pikërisht për shkak të natyrës së punës të cilën ne e bëjmë. Prandaj mos luani me dinjitetin tonë, mos luani me ndjenjat e familjeve tona.”, thuhet tutje në deklaratë.
“Ne e kemi dëshmuar vetën në shumë raste në të kaluarën dhe së fundi në neutralizimin e grupit terrorist me datë 24 shtator 2023, pra ne nuk zmbrapsemi asnjëherë pavarësisht pengesave dhe vështirësive që na dalin përpara.”, vijon deklarata.
Ky njësit shprehi edhe gatishmërinë e tyre për një takim për zgjidhjen e këtyre kërkesave të cilat jnaë dy.
“Kërkesat janë si në vijim:
1. Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve.
2. Rrezikshmeria të caktohet në 50% te pages baze dhe shtesa për kushte specifike të punës.”, thuhet në deklaratën e tyre para mediave.
“Në fund, dua që të potencoj se kërkesat tona janë absolutisht kërkesa ekonomike dhe sociale, lehtë të realizueshme dhe ne nuk përfaqësohemi nga askush, prandaj kërkojmë edhe mirëkuptim në këtë aspekt pasi që jemi pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nuk dëshirojmë që të përdoremi nga askush për qëllime politike.”, thuhet në deklaratën e tyre./Arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit